Ish-Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo ka vizituar për herë të parë Shqipërinë një vizite në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Juxhin Mustafaraj shihet kryeministri Rama teksa takohet me Pompeon përpara se ky i fundit të marrë titullin Doctor Honorus Causa.I
Gjithashtu, Pompo ishte prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për deversifikimin e tregut të gazit, një nga çështjet më të debatueshme në Europë, pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja për gazin, merr një rëndësi strategjike që e kalon hapësirën shqiptare dhe atë ballkanase dhe që lidhet me pavarësinë e Europës nga gazi rus.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Më pas, ish-Sekretari amerikan i Shtetit do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.