Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së për intensifikim të bllokadës në Kuvend dhe për protesta e quajti veprime për interesa politike, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se këto veprime janë produkt i luftës për pozita brenda në parti. “Qasja e VMRO-së, deri tani kam thënë opozita, por tani shihet qartë se nuk është opozita, por bëhet fjalë vetëm për VMRO-në, sepse partitë tjera kanë qasje me më tepër përgjegjësi. VMRO-DPMNE-ja këtë e bën për arsye personale politike, me qëllim sigurimin e pozicioneve të brendshme partiake”, tha mes tjerash Kovaçevski