Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Baerbock thotë se mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje kyçe sigurie dhe gjeopolitike për BE-në. “Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe sigurie dhe gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ministrja gjermane./tvklan.al