Besa: Gabuam njëherë, më jo koalicione parazgjedhore

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha përmes një shkrimi ka komentuar deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në lidhje me koalicionet parazgjedhore, përcjell TV21. Hoxha thotë se koalicione me partitë maqedonase Lëvizja Besa do të realizojë vetëm pas zgjedhjeve. “Koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe atë me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr shtetin konform realitetit shoqëror. Lëvizja BESA gjatë veprimit të vet politik ka dëshmuar largpamësi politike duke dhënë shans për koalicione parazgjedhore por epilogu i atij koalicioni përfundoi duke mos lexuar drejt dhe sakt synimin e Lëvizjes BESA, prandaj në të ardhmen nuk do lejojmë që vizioni i Lëvizjes BESA të përdoret si shpëtim i partive maqedonase por do vazhdojmë që vizionin për të ardhmen e këtij shteti ta ndërtojmë duke bashkëvepruar me gjithë faktorin politik shqiptar që do të sjellë ndryshimin brenda spektrit politik shqiptar, duke e dërguar BDI-në në opozitë. Partner i koalicionit qeverisës të Lëvizjes BESA nga pala maqedonase do jetë ajo parti që do pranojë që shtetin ta ndërtojmë mbi parimin e partneritetit të plotë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, me shanse të barabarta, të orientuar drejt integrimit në BE dhe me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Hoxha.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *