Pamje emocionuese, Stuttgart shënon dhe siguron mbijetesën në minutën e fundit

Futbolli bëhet akoma dhe më i bukur kur ngjarje emocionuese ndodhin brenda fushës, si në rastin e Stuttgart.

Stuttgarti ka bërë mrekullinë duke mbijetuar në Bundesligë falë një goli në minutën e 92-të. Ata mposhtën Kolnin me rezultatin e ngushtë 2-1, pikërisht ky gol i minutave të fundit i dha mbijetesën ekipit të Matarazzo.

Mbrojtësi japonez, Endo shënoi me kokë këtë gol shumë të rëndësishëm, më të rëndësishmin e karrierës së tij.

Nga ana tjetër Dortmundi i dha një dorë Stuttgartit pasi ata mposhtën Herthën e Berlinit, kështu që Stuttgartit i duhej vetëm një fitore dhe ia arritën qëllimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *