SASHK-Qeveri, akoma pa marrëveshje, vendimi të martën

Riaktivizimi i grevës në arsim do të varet nga rezultatet e Marrëveshjes paqësore dhe me ndërmjetësues që pritet të përmbyllet fillimin e javës që vjen. Pas raundit të ri të bisedimeve, kreu i SASHK-ut Nedellkov tha se ka përparim për marrëveshjen kolektive, shkruan Alsat.

“Ato duhet të nënshkruhen në periudhën nga 1 deri më 31 shtator. Ka disa probleme teknike për të cilat duhet të fillojë viti shkollor për të zbatuar ato dispozita të kolektivit. Sa i përket rritjes së pagave, ka pasur edhe disa propozime tona si dhe në çfarë përqindje të rriten pagat. Megjithatë, ne i drejtohemi sërish Ministrisë së Financave për analiza dhe kontroll se sa para do të nevojiten dhe në fund për një metodologji të re për krijimin e pagave në të cilat do të inkorporohen normat e inflacionit, rritja e pagës minimale etj”, tha Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK-ut

Por ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se pavarësisht epilogut, procesi edukativo arsimor nuk guxon sërish të ndërpritet. Ai shtoi se përfundimin me kohë i vitit shkollor për arsimin fillor do varet nga raportet e punës që do të dorëzojnë drejtorët e shkollave dhe mendimi nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

“Nëse ka mundësi që gjithçka të përmbyllet dhe të realizohet brenda këtij viti shkollor sepse kemi të bëjmë vetëm me klasën e nëntë e cila vazhdon në arsimin e mesëm por me klasat tjera mund të shohim mundësinë që diçka të plotësohet dhe gjatë realizimit të programit vitin tjetër”, tha  Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës

Drejtuesit e Sindikatës dje takuan edhe ministren e punës dhe politikës sociale, e cila ishte e prerë se punonjësit në çerdhe që ishin në grevë nuk do të marrin të plota pagat për muajin prill. Ajo shtoi se po kërkohet zgjidhje ligjore që mëditjet e papaguara t’u komepenzohen muajve të ardhshëm. /Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *