Bashkëpunim dhe pajtim rajonal, ndryshime klimatike, ishin disa nga propozimet të cilat dolën nga të rinjtë në takimin formal me përfaqësuesit e Qeverisë dhe ministrat në eventin e titulluar “Të rinjtë marrin Qeverinë” nën organizim të BE-së, “Europe House”, e mbështetur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
“Me të vërtetë më paraqet privilegj të veçantë që jam ulur këtu afër të rinjve, e të cilët janë avangardë e shprehjes së mendimit dhe të punës që po bëjnë, jo vetëm në sferën e arsimit dhe shkencës, por edhe në të gjitha fushat e veprimit shoqëror. Jam i kënaqur që kisha mundësi të dëgjoj të gjitha idetë dhe mendimet e tyre dhe të gjithë këto ide prekën tema të rëndësishme.”,- deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Projekti “Të rinjtë marrin Qeverinë” ka për qëllim lehtësimin direkt në sferën e diskutimeve në mes të rinjve dhe resorëve ministrore, por edhe përfaqësuesve të Qeverisë.
“Iniciativa jonë ka për qëllim të zhvillojë bashkëpunimin dhe të mundësojë pajtimin rajonal. Dhe në kuadër të kësaj planifikojmë të organizojmë një kamp veror ku të rinjtë nga rajoni do të shoqërohen dhe bashkërisht t’i tejkalojnë sfidat e së ardhmes.”,- tha një përfaqësues i projektit.
“Kemi konstatuar se në të rinjtë po ballafaqohemi me dy probleme rreth shëndetit mendor, e para është diskutimet të cilat bëhen për këtë problematikë, pra akoma shëndeti mendor është në shoqërinë tonë tabu temë. Dhe problem tjetër është mos-pasja qasje deri tek vendet të cilat ofrojnë ndihmë psikologjike.”,- theksoi një përfaqësues i projektit.
“Kemi punuar në analizimin e situatës tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi rishikuar gjyqësorin, por edhe kontributet nacionale sipas kapitujve 27 për ambientin jetësor. Dhe për fat të keq rezultatet nuk janë të mira.”,- u shpreh një përfaqësues i projektit.
Në vitin europian për të rinjtë u konstatua se të rinjtë domozdoshmërisht duhet të kenë një rol më aktiv në shoqërinë ku jetojnë, me qëllim të ndërtimit të një të ardhme më të mirë.