Ministria e Drejtësisë fillon përgatitjet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton gjatë kësaj jave do të filloj me përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor.

“Gjatë kësaj jave të gjitha partive politike dhe palëve tjera do tu dërgohet thirrje për takim. Si ministri e Drejtësisë, dëshirojmë që të jemi transparent dhe inkluziv dhe t’i implementojmë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që janë dhënë në zgjedhjet e fundit. Dëshirojmë që ndryshimet ti miratojmë 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë./Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *