Në ditën e Europës, kryetari i Çairit Visar Ganiu së bashku me ambasadorin e delegacionit të BE-së, David Geer e kaluan ditën në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Bashkë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir shënuam sot Ditën e Evropës – 9 Majin në Çairin tonë të bukur.
Ngjarja u përcoll me ekspozita artistike të përgaditura nga piktorë lokalë, sikurse dhe me interpretim të muzikës klasike nga artistë të ndryshëm në “Rrugën e Evropës” në Çarshinë e Vjetër. Ndërsa, manifestimi qendror u mbajt në Sheshin Skënderbe, ku nxënës të të gjitha shkollave prezantuan ekspozitën me informacionet e 27 shteteve të Bashkimit Evropian me çka edhe përçuan porosinë se edhe Çairi është Evropë.
Me këtë rastë përgëzuam edhe artistët edhe fëmijët për atmosferën e mrekullueshme që krijuan sot në këtë Ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë ne,
përmes të cilës përçohen dhe kultivohen vlerat më të bukura të mundshme-VLERAT EVROPIANE.🇪🇺