Ali Ahmeti: VMRO me bllokadë nuk i bën mirë shëndetit të kësaj partie

Kryetari i partisë shqiptare në pushtet BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat për bojkotin e VMRO-së tha se:

”Paralajmërimi i VMRO-së për bojkot nuk i bën mirë shëndetit të vetë asaj partie sepse këtë nuk e përkrah asnjë shtet i BE-së. Cili është vizioni me bllokadën që po e bëjnë a duan ta përmisojnë imazhin e tyre partiak apo duan të jenë vrima e zezë në Maqedoni, un nuk e di se cila është agjenda e tyre dhe çfarë bllokade do vendosin, por të sabotozh ligjet që janë në dobi të qytetarëve mendoj se nuk do fitojnë imazh të mirë”.D

uke folur për rethanat aktuale politike, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Klan Debat”, foli edhe për bllokimin e Kuvendit dhe mbështetjen që opozitarja shqiptare, Lëvizja Besa i jep VMRO-së për këtë iniciativë.

Ahmeti ka thënë se bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne

Sipas tij, ky paralajmërim i VMRO për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse sipas tij, nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku sipas Ahmetit pretendojmë të jemi bashkë atje.

“Në këto procese përparësi i jepet vizionit, po cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotohen ose bllokadën, a duan të përmirësojnë imazhin e partisë apo duan të jenë vrima e zezë në vend se di, sepse bojkoti nuk ka përkrahje nga asnjë vend me demokraci të përparuar, nuk e di cila është agjenda e tyre por të sabotosh ligjet që janë në dobi të vendit do të thotë se nuk do fitojnë ndonjë imazh të mirë para qytetarëve, tani kohën e kemi përpara dhe do shohim cila është agjenda sepse unë fola parimisht dhe e di se nuk kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE, ato janë kundër këtyre strategjive sepse janë në dëm të zhvillimeve dhe proceseve”, tha Ahmeti

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *