Ukraina do të ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje paqeje me Rusinë nëse forcat ruse tërhiqen “në pozicionet e tyre të 23 shkurtit”, një ditë para nisjes së luftës. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se nuk priste kthimin e Krimesë të aneksuar nga rusët në 2014.“Nga ana jonë , jo të gjitha urat diplomatike janë djegur “, ka thene ai transmetojne mediat. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë edhe nga rajoni i Donbasit, Zelensky tha se nuk u zgjodh presidenti i një mini Ukraine.
“Unë u zgjodha president i Ukrainës nga populli ukrainas, jo president i mini-Ukrainës”, shtoi ai.
Bombardimet ruse vijojnë në Ukrainë prej 72 ditësh ku tashëm të gjitha forcat janë përqendruar në jug të Ukrainës. Lufta e vërtetë dhe më e përgjakshme po zhvillohet në fabrikën e çelikut Azov në Mariupol, ku brenda ka ende shumë civilë dhe fëmijë