Pendarovski: U plakëm duke pritur BE-në, të rinjtë u shpërngulë

Në dhjetor bëhen 17 vjet që Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Presidenti Stevo Pendarovski mendon se “nëse në qershor nuk bëjmë asgjë, duhet të interesohemi edhe më tutje për bisedimet dhe anëtarësim në BE, megjithatë një pjesë e kapaciteteve tona politike duhet t’i drejtojmë jo kah organizatat e tjera por drejt reformave të brendshme.

“Nuk mund ta bindësh opinion publik, deri kur kështu me BE-në, u plakëm tashmë! Fëmijët u shpërngulën! Unë mendoj se pas qershorit, nëse nuk ka datë për negociata, ngadalë duhet ta zhvendosim fokusin prej kësaj pune. Të themi në mënyrë formale, po, mbetemi, megjithatë tashmë nuk ngarkohemi me këtë”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk mund të bisedohet për kërkesa parciale nga të dyja palët dhe se marrëveshje me Bullgarinë mund të arrihet vetëm nëse ka zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i mbyllte të gjitha çështjet e hapura dhe që do të thotë heqje të pakushtëzuar të vetos për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në

Identiteti dhe gjuha aspak nuk janë objekt i negociatave. Kjo do të thotë se as kam biseduar e as do të bisedoj për identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas. Kjo është diçka që na përket vetëm neve, diçka që e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi në të ardhmen, diçka që na identifikon si popull, që na dallon nga popujt e tjerë në botë dhe që na bën partnerë të mirë për negociata dhe bashkëpunim me të gjithë”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri theksoi se zgjidhja me Bullgarinë duhet të bazohet në ruajtjen e dinjitetit të dy popujve në dy shtetet, duke shtuar se Kushtetuta e Maqedonisë nuk është libër të cilin e hapim dhe mbyllim kur të duam ne.

Nga ana tjetër, historiani bullgar Stefan Deçev paralajmëroi formim të komisionit të ri bullgaro-maqedonas ku historia do të jetë në plan të dytë, i cili do të punojë paralelisht me komisionin aktual për çështje historike-arsimore dhe që duhet ta definojë procesin negociues mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Qëllimi është që të tregohet se mund të mblidhen njerëz nga dy anët e kufirit dhe të udhëhiqet dialog i sinqertë në drejtim të të gjitha fushave të jetës”, pohoi Stefan Deçev, historian bullgar.

Sa u përket deklaratave të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, në lidhje me negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, Deçev vlerësoi se shefi i shtetit bullgar nuk është ai që duhet të tregojë se si zhvillohen punët që kanë të bëjnë me historinë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *