Greva e ‘Grupit të Kumanovës’, Nuhiu: Të zbatohen të drejtat e tyre në përpikmëri

Ministri I Drejtësisë Agim Nuhiu potencoi se ai ka kërkuar nga Drejtoria që të drejtat e tyre të zbatohen deri në germën e fundit, sepse parasegjithash ato janë njerëz.

“Ne jemi të informuar për grevën që janë futur tanimë të dënuarit e rastit të Kumanovës, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Drejtorin për Zbatim të Sanksioneve. Sonte poashtu kemi edhe një kordinim, dhe kamë kërkuar që të zbatohen të gjitha të drejtat karshi këtij grupi, pavarësishtë epilogut nga proqeset gjyqësore penale, ata në radhë të parë janë njerëz, dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen deri në germën e fundit”, theksoi ministri i drejtësisë Agim Nuhiu.

Ministri Nuhiu poashtu potencoi se pikërishtë për anëtarët e grupit të Kumanovës deri tek Ministria e Drejtësisë kanë arritur kërkesat për ekstradim në Kosovë, por sipas tij është një procedurë e stërngarkuar, ku duhet të komunikohen institucionet e vendit, deri në arritjen e marëveshjes mes të dyja vendet.

Sipas tij një pjesë e grupit të Kumanovës kërkojmë realizimin e të drejtës së vikendeve, disa kërkojnë transferin nga burgu hetues në burgjet tjera, me cka ai si zv/ministër ka kërkuar që trasferi të bëhet sipas një plani duke ruajtur sigurinë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *