Bisedimet e sotme mes SASHK-ut dhe Qeverisë përfunduan pa epilog konkret

Bisedimet e sotme mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për pagat e punëtorëve në arsim, përfunduan pa epilog konkret.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, pas përfundimit të takimit tha se dëshiron të jetë optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje të pranueshme, por sipas tij ende nuk ka diçka konkrete.

“Përfunduam takimin, u biseduan temat për të cilat edhe mblidhemi që ti diskutojmë por nuk ka diçka më tepër. Dua të jem optimist edhe të them se do të kemi një marrëveshje sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, mirëpo sipas fjalëve të ministrit për Arsim dhe Shkencë, kjo gjë nuk varet prej tij, aq sa varet nga Ministria e Financave, se sa janë të gatshëm të mbështesin rritjen e pagave”, tha kryetari i SASHK-ut Nedelkov.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *