Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë për drejtuesen e “Ballkan” në Abc, të gazetares Linda Karadaku, ka folur për atë se çfarë e pret Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin qershor, nëse do të hapen ose jo negociatata.
Xhaferri tha se pritshmëritë janë të larta, por gjithnjë duhet ruajtur një dozë rezervë.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se a duhet të ndarë Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në qershor nëse sërish Bullgari vendos veton, Xhaferri tha se kjo pjesë ju përket institucioneve ndërkombëtare të BE dhe jo vendeve tona.