MPB: Për 24 orë janë shqiptuar 278 gjoba për shoferët në territorin e RMV-së

Pas kontrollit të zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 278 shoferë.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra më shumë se e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar. Me këtë rast, 148 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 129 jashtë vendbanimeve.“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të fundit. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *