Më shumë se 200 civilë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Më shumë se 200 civilë janë ende të ngujuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boychenko.

Një numër civilësh u evakuuan nga fabrika e çelikut, të dielën, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.

OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë thënë se shpresojnë të evakuojnë më shumë civilë sot.

Boychenko tha se rreth 100,000 civilë ishin ende në Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar prej javësh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *