Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për mediat greke.
“Ukrainasit nuk janë të gatshëm t’i japin Rusisë pjesë të territorit të tyre për përfundimin e luftës, sepse Kremlini nuk do të ndalet me kaq dhe do të fillojë një agresion të ri pas dy ose tre vjetësh”, tha ai.
Ai tha në një intervistë për shërbimin publik grek ERT se Ukraina është e gatshme të rivendosë integritetin e saj territorial.
Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk sakrifikon popullin e saj, por se çdo ukrainas merr vendime për veten e tij.
“Unë nuk kam qenë i gatshëm të sakrifikoj asnjë person. Ne nuk sakrifikojmë njerëz. Është krejtësisht ndryshe, ne zgjedhim nëse jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë për vendin, dhe kjo është zgjedhja jonë personale, zgjedhja e çdo qytetari të Ukrainës”, tha Zelensky.
Ndryshe, Rusia kujtojmë se para tetë vjetëve kishte aneksuar territorin ukrainas të Krimesë.