Pagoi shifrën e çmendur, tifozi blen në ankand fanellën e festimit epik të Mesit në “Santiago Bernabeu”

Një tifoz koleksionist i objekteve të rralla të futbollit, ka arritur të sigurojë për një shifër të pabesueshme një fanellë të Lionel Mesit e cila ka hyrë në histori. Ajo është fanella me të cilën Mesi shënoi golin e 500 në karrierë dhe do të kujtohet gjithmonë pasi e shpalosi para tifozëve në “Santiago Bernabeu” pasi tundi rrjetën ndaj Realit.Personi në fjalë quhet Anish dhe në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ia ka dalë të sigurojë për 450 mijë dollarë fanellën në fjalë, që bëri histori pasi është kudo në episodin që u përjetësua me fotot më ikonike të historisë së futbollit me argjentinasin që e tregonte me krenari para tribunave të tifozëve kundërshtarë në “El Clasico”.Në atë ndeshje të vitit 2017, Lionel Mesi shënoi dy gola. I dyti ishte në shtesën e ndeshjes dhe rezultoi vendimtar pasi vendosi fitoren 3-2 të Barcelonës, duke sjellë fitoren e skuadrës së tij dhe duke shtyrë argjentinasin që t’ua kujtonte përgjithmonë tifozëve madrilenë se ishte ai personi që do të mbetej një nga makthet më të mëdhenj të historisë së “los blancos”. Fanella e blerë në ankand kishte edhe të gjitha të dhënat e autenticitetit, ashtu si edhe numrin e serisë që vërtetonte se ishte ajo të cilën Mesi mbajti para tifozëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *