Studentët e programit studimor të Artit figurativ të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës realizuan një Master Class me dy artistë të mirënjohur italianë, Roberto Ghezzi dhe Antonio Massarutto.
Me këtë rast, studentët patën mundësinë të shohin nga afër fazën përgatitore dhe kreative të punës së këtyre dy artistëve, e cila do të dokumentohet dhe do të jetë pjesë e ekspozitës finale bashkë me veprat e tyre.
Koordinatorja e këtij Master Classi, profesoresha Nora Halimi, u shpreh se ky aktivitet ka për qëllim stimulimin e vetëdijes publike mbi vlerat artistike. “Master Class-i është pjesë e projektit Land Art – Ekosisteme bashkëkohore, që ka për qëllim nxitjen e vetëdijes publike për rëndësinë e trashëgimisë natyrore të Maqedonisë së Veriut dhe vlerën artistike të biodiversitetit të saj. Artistët italianë do të krijojnë vepra në interaksion me florën dhe faunën e pasur të Maqedonisë së Veriut dhe pas përfundimit të këtij procesi këto vepra do të ekspozohen në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup”, tha profesoresha Nora Halimi.
Ky Master Class u realizua me iniciativë të Ambasadës Italiane në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi në fjalë u iniciua në takimin e ambasadorit italian, ekselenca e tij Andrea Silvestri, që zhvilloi me drejtuesit e Universitetit të Tetovës.
Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së realizuan një Master Class me dy artistë nga Republika e Italisë