Talat Xhaferi për vizitë në Ukrainë

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, z.Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi po qëndron për vizitë në Ukrainë ku në orët e hershme të mëngjesit ka mbërritur me tren përmes Polonisë.

Njëkohësisht, në vizitë në Ukrainë po qëndrojnë edhe kryetarët e Parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Kryetari Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake, pas çka bashkë me kryetarët tjerë
të parlamenteve dhanë deklaratë bashkë.

“Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht ti vizitoj Buçën dhe Irpinin që personalisht ti shohim pasojat nga ajo që është pushtimi i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Natyrisht, prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës. Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, tha Xhaferi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *