Mançester Siti ka fituar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve, të mbyllur me shifrat 4-3 për skuadrën angleze. Shifra që lënë gjithçka të hapur dhe që garantojnë një tjetër spektakël në ndeshjen e kthimit në Madrid.
Në fillimin e sfidës ishte Siti që dukej i pandalshëm me gola të shpejtë të De Bryjn e Zhezus. Por Benzama nxori një gol nga hiçi dhe kështu sfida u hap përsëri.
Pjesa e dytë filloi me gol të shpejtë nga Foden, por po aq e shpejtë ishte përgjigja e Realit me anë të Vinicius. Siti krijoi raste të tjera dhe gjeti golin e katërt me një gjuajtje mjeshtërore të Bernardo Silva. Megjithatë, para fundit të sfidës, Benzema me penallti shkurtoi diferencën në 4-3, duke mbyllur ndeshjen e parë me këtë rezultat.
MANÇESTER SITI – REAL MADRID 4-3
De Bryjn 2′, Zhezus 11′, Foden 53′, Bernardo Silva 74′ / Benzema 33′, (p) 83′, Vinicius 55′
NGJARJET KRYESORE
82’ GOOOL Real Madrid. Shënon Benzema me penallti.