Kovaçevski–Varheji: Tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane

Tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet edhe një periudhë e gjatë, e kjo nuk është në favor të asnjë pale, këtë në takim të Qeverisë e konstatuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe eurokomisari për zgjerimin dhe politikë fqinjësore Oliver Varheji, i cili sot është për vizitë në Shkup.

Siç kumtoi shërbimi për informim pres shërbimi, Kovaçevski dhe Varheji, gjithashtu, u pajtuan se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit janë nevojë e shteteve në korniza rajonale, por edhe i vetë Bashkimit Evropian.

Kovaçevski theksoi se ai mbetet i përkushtuar vetëm në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe në bisedime të bazuara në respekt dhe dinjitet, për çka janë pajtuar me kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie në këtë bazë.

“Shteti ynë i përmbushi kërkesat e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në linjë të politikave të Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë dëshmoi se është partner dinjitoz i shteteve evropiane dhe meriton mbajtje përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *