Reali i Madridit dhe Mançester Siti kanë arkëtuar nga 12.5 milionë euro bonus nga UEFA për kualifikimin e tyre në katër skuadrat më të mira të kompeticionit. Dhe në rast se do të presin biletën në finalen e Parisit më 28 maj, atëherë do të përfitojnë 15.5 milionë euro të tjera.
Fituesi do të rrëmbejë edhe 4.5 milionë euro ekstra, por edhe 3.5 milionë për kualifikimin e tyre në finalen e Superkupës së Europës.
Deri tani ato kanë arkëtuar 15.64 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, përveç 930 mijë eurove për çdo barazim dhe 2.8 milionë eurove për fitore në këtë fazë.
Kualifikimi në 1/8-at vlen 9.6 milionë euro, ndërsa në çerekfinale 10.6 milionë.