Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka besim të plotë se Ukraina ka aftësi që ta mund Rusinë.
Duke folur për situatën e sigurisë para më shumë se 40 liderëve të vendeve të ndryshme, ai tha: “rezistenca e tyre na ka inspiruar për një botë të lirë”, transmeton Telegrafi.
“Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe këtë po e shohin të gjithë”, shtoi Sekretari i Mbrojtjes.
Këto komente të tij janë pothuajse në një linjë me Sekretarin britanik James Heappey, i cili tha për Sky News se është e paevitueshme fitorja e ukrainasve.
“Ekzistojnë gjasat që Ukrainasit t’i zmbrapsin ushtarët rusë”, pati thënë politikani britanik Heappey.