Katër vende të para dhe dy vende të dyta është bilanci i medaljeve të fituara të garuesve të klubit të karatesë Fati nga Tetova në Turneun Ndërkombëtar të karatesë “Kamza Open 2022”. Në këtë turnir ndërkombëtar ku morrën pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali Zi dhe Greqia, vendet e para i fituan -Driton Halimi, Isa Elmazi, Donard Salihi dhe Amra Bafqari, ndërsa vendet e treta i fituan Erdona Ziberi dhe Aldina Abazi. Ekipin në këtë turne e udhëhoqi mjeshtri i karatesë Doan Osmani i cili karahas cilësisë që ka si garues po dëshmohet me sukses edhe si trajner i ekipit “Jam I kënaqur me rezultatet që ka shënuar ekipi në këtë turnir ndërkombëtar. Neve vazhdojmë edhe të punojmë për sukseset e radhës” tha Arlind Huseini. Nga ana tjetër Bashkim Leka me sukses vazhdon të dëshmohet me ndarjen e drejtësisë.