“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair, ku pas një incidenti të armatosur mbet i vrarë një person ndërsa dy të tjerë u plagosën, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se janë siguruar video-incizime nga objektet rreth vendit të ngjarjes dhe se po punohet për identifikimn e autorëve.Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vendngjarje, si dhe urdhër për obduksion të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet nga video vëzhgimet prej objekteve përreth. Po punohet në përcaktimin e identitetit të autorëve”, thonë nga Prokuroria.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *