Ukraina ofron bisedime të pakushtëzuara për Mariupolin

Ukraina është e gatshme të zgjidhë çështjen e zhbllokimit të Mariupolit dhe evakuimit të civilëve përmes diplomacisë dhe ka propozuar mbajtjen e një raundi të posaçëm negociatash me Rusinë në qytetin e rrethuar, thanë zyrtarët.

Negociatori i Ukrainës dhe ndihmësi i presidentit Mykhailo Podolyak deklaroi: “Po. Pa asnjë kusht. Ne jemi gati të mbajmë një raund të posaçëm negociatash pikërisht në Mariupol.

Një për një. Dy me dy. Për të shpëtuar djemtë tanë, Azov, ushtarakët, civilët, fëmijët, të gjallët dhe të plagosurit. Të gjithë. Sepse janë tonët. Sepse janë në zemrën time. Përgjithmonë”, shkroi ai në Twitter.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *