Numri nj; i Komunës së tetovës Bilal Kasami në rrjetin e tij social facwbook ka shkruar se uzurpimi i pronës publike në tetovë ka marrë fund. Ai ka njoftuar se është bërë lirimi i hapësirës publike në zonën qëndrore të qytetitSot, nëpërmjet Inspektoriatit komunal, Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”- Tetovë dhe NP Parkingu i qytetit është bërë lirimi i hapësirës publike në zonën qëndrore të qytetit më konkretisht përballë shkollës fillore “Liria” të uzurpuar me vite e cila njëkohësisht është shfrytëzuar edhe për parkim ILEGAL, andaj, duke marrë parasysh shqetësimet dhe ankesat e shumta të qytetarëve, sot, këto hapësira janë të lira njëkohësisht do të krijohen vend- parkime zonale për qytetarët tanë.Të vendosur në punën tonë për t’a bërë Tetovën një qytet të ëndërave tona. Hapësirat publike janë për të gjithë. Qyteti është i të gjithëve! ka shkruar kasami