Trençevska: Qeveria dha zgjedhje më të mirë për të mos shkaktuar inflacion

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se sa i përket rritjes së pagave në sektori e arsimit Qeveria gjatë dialogut ka ofruar zgjidhjen më të përshtatshme për buxhetin që disponon, për të mos shkaktuar probleme të padëshiruara të inflacionit në vend.

“Në kuadër të dialogut që u zhvillua me përfaqësuesit e SASHK-ut, Qeveria dha zgjidhje prej 10% të rritjes së pagave në arsim dhe kopshte, duke hapur procesin e përgatitjes së një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive për sektorin publik e cila përfshin një metodologji të re, kjo do të thotë rritje e vazhdueshme e pagave në sektorin publik, me çka paga vjetore do të duhet të jenë në përputhje me koston e jetesës dhe pagën mesatare”, tha Trençevska.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *