Orë kritike për Ukrainën, zyrtari i lartë i BE vizitë surprizë në Kiev
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka vizituar papritur Kievin të mërkurën. Vizita e tij vjen disa ditë nga ajo e presidentes së KE, Ursula Von der Leyen në fillim të këtij muaji për të treguar mbështetjen për kombin që lufton një pushtim rus.
“Sot në Kiev,” tha Michel, kreu i Këshillit Evropian që përfaqëson 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në një postim në Twitter, ndërsa shfaqet në një stacion treni. “Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”, shton ai.