26 mësimdhënës morën vendime pune në shkollat e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ua ndau vendimet e punës 26 mësimdhënësve të 8 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “7 Marsi“, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, por edhe shkollës për të rritur “Makarenko”.

Ganiu me këtë rast theksoi se si kryetar dhe institucioni që drejton – Komuna e Çairit, gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë krah nevojave të mësimdhënësve, të prindërve, e të nxënësve.

“Ndërkohë, forcimi i kapaciteteve kuadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur”, ka potencuar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *