Ky është viti i punës!
Ndjesë për qytetarët dhe për kaosin në komunikacion. 🚥🚗🚧🚨⚠️🦺
Rruga “Strasho Pinxhur” ngadalë po merr pamjen e saj përfundimtare. Pas rishqyrtimit dhe rivlerësimit të projektit në fjalë, nga sot rruga më e frekunetuar në qytet “ Strashoi Pinxhur”, fillon të ndërtohet me të gjitha kriteret e nevojshme. Punimet e fazës së parë kanë filluar nga rruga 📍 “Kongresi i Manastirit” e deri në 📍”Nikolla Tesla” ku rruga për qarkullim do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve. Prerja e drunjëve të vjetër do të zëvendësohet me drunjë të rinj , dekorativ e me një pamje jashtëzakonisht të mirë ashtu siç do të ndryshohet edhe trotuari dhe ndriçimi i ri publik LED.💡
Banorët përveç rrugës do të përfitojnë edhe rrjet të ri të ujësjellësit pas çka kjo lagje e cila njihet edhe si “Çarshia” e qytetit do të jetë njëra nga lagjet më të frekuentuara për shkak edhe të bizneseve që funksionojnë atje.
Tetova për çdo ditë po fillon të merr një pamje të re të zhvillimit dhe ndërtimit të saj.