Investcorp, fondi nga Bahrejni që interesohet për blerjen e Milanit, ka avancuar në bisedimet me Elliott, që e vlerëson klubin kuqezi 1.1 miliardë euro. Takimet mes palëve vazhdojnë, ndërsa Reuters dhe Bloomberg flasin me bindje për një mbyllje pozitive të tyre.
Po kush është fondi që do të blejë Milanin, me çfarë merret konkretisht Investcorp? Çfarë vlere kanë asetet e tij dhe kush në krye të këtij fondi? Janë pyetje që i bëjnë jo vetëm tifozët e Milanit, por gjithë dashamirësit e futbollit.
Sipas ‘CalcioFinanza’, bëhet fjalë për një administrator global të produkteve të investimit alternativ, si për klientët privatë, ashtu edhe institucionet. Kompania është themeluar në vitin 1982 dhe ka seli në qytete të ndryshme dhe vende të ndryshme, mes tyre Nju Jorku, Londra, Bahrejni, Abu Dhabi, Riadi, Doha, Mumbai dhe Singapori.