Të mërkurën dhe të enjten temperatura në minus, kurse mot më i ngrohtë pritet për festat e Pashkëve, paralajmëron Drejtoria e Punëve Hidrometorologjike (DPHM).
Temperaturat e mëngjesit të mërkurën do të zbresin në minus tre, ndërsa të enjten në minus një gradë. Nga dita e premte do të ketë ngrohje dhe temperatura më të larta në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 18 deri në 26 gradë.
Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Paradite gjatë fundjavës do të jetë me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut me bubullima.