Dita e pestë e grevës në arsim! Ende s’ka marrëveshje për paga më të larta

Në shkolla dhe kopshte do të mbahet grevë ditën e pestë me radhë, pasi ende nuk ka marrëveshje për paga më të larta të të punësuarve. MASH dje bëri thirrje që mësimi të vazhdojë dhe paralelisht të mbahen negociata, por SASHK u përgjigj se pa propozim të pranueshëm dhe përqindje të ofruar për rritje të pagave, nuk mund ta ndërpresin grevën.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se e respekton të drejtën e grevës, si e garantuar me kushtetutë dhe ligj, por udhëheqësia sindikaliste  duhet t’i japë prioritet dialogut social dhe derisa ai zgjat, mësimi i rregullt të vazhdojë, megjithatë duke përkujtuar në humbjen gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.

“Apeloj te të gjithë faktorët shoqëror, veçanërisht te SASHK-u dhe mësimdhënësit, kur të marrin vendime dhe të veprojnë, të udhëhiqen nga interesat më të mira të nxënësve. T’u mundësojmë nxënësve në kohë ta përfundojnë vitin shkollor dhe të fillojnë përgatitjet ose realizimin e disa planeve të projektuara për të ardhmen e tyre. Ky është obligimi ynë ligjor, etik dhe moral dhe besoj se nëse jo prej sot, atëherë nga e hëna  procesi edukativo-arsimor të normalizohet, ndërsa me këtë edhe  funksionimi i përditshëm i shumë familjeve në shtëpitë e të cilëve ka nxënës”, theksoi Shaqiri.

Ai shtoi se me pagën minimale do të harmonizohen edhe gjithë të tjerat, duke e përfshirë edhe atë në arsim, ku tha, plotësisht  do të vijojë edhe rritja për një përqindje të caktuar për të cilën për momentin bisedohet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *