Dita e dytë e grevës së Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Gjimnazi “Rade Jovçevski-Korçagin” është ndër të paktët që punojnë. Nga nxënësit mësojmë se po mbajnë mësime. Nga SAShK-u thonë se kjo shkollë punon, pasi nuk kanë anëtarë në Sindikatë“, raporton Aleksandra Velinova,
gazetare TV21.
Po, kemi. Gjithçka po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
-Nuk kishte asnjë ndërprerje?
-Jo. Nuk ka ndërprerje, të gjithë profesorët i mbajnë mësimet.
-Ne, për fat të keq sot kemi mësim.
-Pse për fat të keq?
-Të gjithë të tjetër nuk mbajnë orë, kurse vetëm ne, vetëm Korçagini për fat të keq ka mësim. Kjo nuk është e drejtë.
-Kjo do të thotë se i përkrahni profesorit në kërkesën e tyre për rritje të rrogave?
-Mendojmë se meritojnë rroga më të larta. Jo të gjithë, por disa po. Nuk meritojnë të gjithë.