Vidhet posta në Reçicë të Tetovës

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se punonjësi i Postës në Reçicë të Tetovës është kërcënuar me armë zjarri nga ku i janë marrë paratë.

 Sot (11-prill) rreth orës 10:15, në SPB Tetovë, punonjës i “Postës së Maqedonisë së Veriut”  ka raportuar se në njësinë e filialit në Reçicë të Vogël të Tetovës, dy persona  duke e kanosur me armë zjarri kanë marrë paratë.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *