Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot informoi se më së shumti mjete në mbrojtje janë orientuar drejt blerjes së pajisjeve të reja të sofistikuar, ndërsa dërgesa e gjashtë autoblindave të parë amerikanë, siç u paralajmërua, do të fillojë diku në qershor të këtij viti.
Ajo paralajmëroi se mediumeve do t’u dërgohet thirrje të marrin pjesë në pranim-dorëzimin e tyre.
Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit në Armatë, më shumë se 30 për qind, investohet në modernizim.
“Javën e kaluar e miratuam edhe planin për furnizime në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, por përmes marrëveshjeve Qeveri me Qeveri. Aty janë përfshirë tetë projekte që kanë të bëjnë edhe në rritjen e kapaciteteve, të kapaciteteve mbrojtëse të batalionit të lehtë këmbësor. Të gjitha këto furnizime bëhen në pajtim me planin afatgjatë dhe afat mesëm për zhvillim të armatës”, tha ministrja Petrovska, e cila sot ishte në poligonin e armatës Krvollak, ku u realizua Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen SHKËLQIMI 22.