Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë

Gjigantët ukrainas, Shakhtar Donetsk dolën në fushë të shtunën në mbrëmje për herë të parë që kur Rusia filloi pushtimin e kombit të tyre në fund të muajit shkurt.

Olympiacos ishte mikpritës i klubit ukrainas në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “ndaleni luftën”.

Kjo është një nga katër ndeshjet që Shakhtari do të luajë në të gjithë Evropën për të mbledhur fonde për të prekurit nga konflikti i vazhdueshëm.

Takimi i së shtunës në Athinë shënoi ndeshjen e parë të Shakhtarit për vitin 2022, pasi pjesa e dytë e sezonit ukrainas u shty për një kohë të pacaktuar pas pushtimit nga Rusia fqinje.

Të gjitha paratë e mbledhura në Athinë do të dhurohen për gjëra humanitare dhe ndihmë në Ukrainë, ndërsa lodrat që u mblodhën do të dhurohen për fëmijët refugjatë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *