Në ditën ndërkombëtare të shëndetësisë e cila përkon së bashku me patronatin e shkollës së mesme medicinale, sot, së bashku U.D drejtorin, Binas Pajazitin e kësaj shkolle, administratën dhe nxënësit përkujtuam këtë ditë duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes më të tepër për shëndetin trupor e mental ka shkruar ne rrjein Facebook, kryetari i Komunes se Tetovës, Bilall Kasami. Kujdesi shëndetësor na kujton dy vitet e fundit, kur ishte vendimtar në luftën kundër pandemisë.Të nderuar qytetarë,Të kujdesemi dhe të ruajmë shëndetin tonë. Njëkohësisht ftoj nxënësit e shkollave fillore, gjysmëmaturantët, të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollën e mesme të mjekësisë, e cila ofron drejtime të caktuara, të denja dhe cilësore për të ardhmen e tyre.Gëzuar Ditën Botërore të Shëndetit!Urime patronatin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë!