Në Forumin regjional “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani perëndimor në fokus” bashkë me Ministrat e Drejtësisë të Shqipërisë dhe Kosovës, z. Ulsi Manja dhe zonj. Albulena Haxhiu bëmë thirrje për veprime të përbashkëta, vendosjen e sinergjive ndërmjet nismave të ndryshme por të ndërlidhura, përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit për forcimin e kapaciteteve dhe sigurimin e kushteve dhe resurseve që janë të nevojshme në secilin prej vendeve të Rajonit në nivel kombëtar, për luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vlerësuam se në këtë mënyrë do të kontribuojmë për një jetë më të mirë, siguri dhe prosperitet në rajon!