Sot anëtarët e Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë (UPOZ) në mbarë vendin, shprehin pakënaqësinë tonë për mos respektimin e Ligjit për pagën minimale në administratë dhe gjyqësor.
Ne të punësuarit në administratë dhe në organet gjyqësore , shumë vit me radhë nuk kemi rritje të pagave dhe ndërkohë jemi dëshmitarë se Qeveria në mënyrë drastike në disa sektor në dy vitet e fundit ka Rritur pagat në mënyrë drastike deklaroi perfaqesuesi is indikates se komunes se Tetoves, Festim Zeqiri.
Paga për muajin mars paguhet me të vjetrën, por kush do të mbajë përgjegjësi për mosrespektimin e Ligjit për pagën minimale? A do të mbetemi ne punonjësit e administratës dhe gjyqësorit të vetmit në vend që do të marrim një pagë nën pagën minimale?
PËR KËTO ARSYE MENJËHERË KËRKOJMË PAGESËN E PAGËS MINIMAL PËR TË GJITHË PUNONJËSIT QË KËTË MOMENT JANË NËN PAGËN MINIMALE DHE RRITJEN NË MËNYRË LINEARE TË TË GJITHA PAGAVE TJERA NË VLERË PREJ 2860 DENAR