Klubi I karatesë Fati nga Tetova në dy aktivetet e zhvilluara gjatë fundjavës në Shkup dhe në Ulqin ka shënuar suksese të pritura Talenti i I karatesë Isa Elmazi I cili I shpall kampion në kategorinë karateistëve të lindur në vitin 2010 në kategorinë -42 kg, dëshmoi cilësi të larta të këtij sportiGaruesit e ekipit tetovar në të dyja aktivitet fituan nëntë medalje. Kështu në turneun tradiconal “Funakoshi Gichin 2022” në Shkup, KK Fati u prezantua me shtatë garues në disciplinën Kumite. Edhe pse paten paraqitje debutuese Amra Bafqari dhe Donard Salihu dolën të tretët . Në garë ndërkombëtare “Ulqini Open 2022” Doan Osmani në kategorinë -75 për senior dhe talenti i pandalshem Isa Elmazi doli fitues në kategorinë -42 kg pë garuesit e lindur në vitin 2010. Në këtë turne KK Fati u prezantua me shtatë garues dhe fitoi pesë medalje. 2 vende të para dhe 3 vende të treta Organizatori ka vlerësuar me mirënjohje të veçantë trajnerin e klubit Arlind Huseinin Kujtojmë se në edicionin e 18-të me radhë “Ulqini Open 2022” morën pjesë 1070 katrateist nga 70 klube të disa vendeve të rajonit .