Faton Ameti dhe Valdet Xhaferi kandidat potencial per te drejtuar BDI ne Tetove dhe Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në disa degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar. Informacionet tek të cilat ka arritur TV21, janë se kandidati më i mundshëm për ta drejtuar degën e integristëve në Tetovë është Faton Ahmeti, ndërsa në Gostivar Valdet Xhaferi. Burimet tona tregojnë se që të dy e kanë përkrahjen edhe të kreut të partisë, Ali Ahmeti.

I pyetur rreth zgjedhjeve brendapartiake, koordinatori i procesit, Izet Mexhiti, i tha TV21 se pret që deri në qershorit të përfundojnë.

“Fillimisht po bëjmë riregjistrimin e anëtarësisë, ku do ketë mundësi edhe për anëtarësim online. Paralelisht bëhen përgatitje për zgjedhje në 11 degë, i gjithë Pollogu, Çashkë, Dollnen, Studeniçan dhe Haraçinë. Besoj deri në qershor përfundon”, tha Mexhiti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *