Hoxha: Nënçmuese paraqitja me përqindje e shqiptarëve në Kushtetutë! Do të bisedojmë me të gjitha partitë

Zëvendëskryetari Lëvizja Besa, Arijanit Hoxha në konferencën e sotme për shtyp tha se ky subjekt politik në rast të hapjes së Kushtetutës, do të insistojë që të hiqet nga Kushtetuta definimi i shqiptarëve si 20%, përcjell TV21. Hoxha tha se kjo është nënçmuese.

“Është nënçmuese forma e paraqitjes me përqindje të shqiptarëve në Kushtetutë, absolutisht se në çdo hapje të Kushtetutës ne do të ngremë këtë çështje dhe do të tentojmë për ta eliminuar. Mirëpo, normalisht Kushtetuta kërkon 80 vota për të cilat duhet konsensus më i gjere”, tha mes tjerash Hoxha.

I pyetur nëse janë të gatshëm që të bisedojnë me VMRO-DPMNE-në, për të siguruar 80 vota për ndryshime kushtetuese, Hoxha tha se janë të gatshëm që të prezantojnë argumentet para gjitha subjekteve politike në vend.

“Jemi të gatshëm që të ulemi me të gjithë për t’i prezantuar argumentet tona, besoj që kjo është qëndrim edhe i partive tjera politike opozitare dhe mendoj se do të gjendet gatishmëri, sepse u apsolvua aq shumë si temë dhe mendoj se nuk i sjell as poena as benefite partive politike maqedonase. Tërheqja e 20 përqindëshit si term juridik, do të rrit besueshmërinë mes komuniteteve”, tha mes tjerash Hoxha.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *