Heqja e 20% nga Kushtetuta, Ahmeti: Është çështje kohe, do të bëhet!

Është çështje kohe, kur të hapet Kushtetuta edhe ky dakordim do të bëhet, kështu i komentoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti ndryshimet eventuale kushtetuese me çka do të hiqej 20 përqindëshi në definimin e shqiptarëve në Kushtetutë. Ahmeti nuk tregoi nëse është tani momenti që kjo të realizohet, por tha se ka vullnet të mirë nga të gjitha palët.

“Ky 20 përqindëshi duhet shpjeguar mirë. 20 përqindëshi është instaluar në Kushtetutën e Maqedonisë së një moment për të arritur kompromis, sepse 20 % në Kushtetutën e RMV-së nuk e cenonte substancën e avancimit të çështjes shqiptare në RMV. Kemi bërë kompromis dhe kemi qene te sigurt se me kalimin e kohës kjo çështje do të vije në momentin më të mirë që do të ndryshohet dhe ka vullnet të mirë prej të gjitha palëve që në momentin e parë që të hapet Kushtetuta për ndryshime dhe avancime të tjera, do të rregullohet”, tha mes tjerash Ahmeti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *