Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar, njoftoi ambasada e Ukrainës në Turqi.
Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme.
Negociatorët ukrainas kanë ndarë disa detaje nga bisedimet e sotme midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, takimi i parë kokë më kokë i dy delegacioneve pas më shumë se dy javë, shkruan abcnews.al.
Sipas negociatorëve, Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohet aleancave ushtarake si NATO dhe nuk do të presë baza ushtarake në vend, shkruan The Guardian.
Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar, që mund të hyjë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, raporton Reuters.
Pesë kushtet e Ukrainës
1-Ndërhyrjen e vendeve garantë nëse Rusia sulmon pas tre ditësh nga negociatat. Në rast sulmi vendet garantë të sigurojnë armë për Kievin dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi.
2- Në shkëmbim Ukraina shpall statusin e neutralitetit , me regjim jo-bërthamor, pa bazë të huaja ushtarake në vend. Ukraina mund të kandidojë për tu anëtarësuar në BE, të mos ndikohet nga statusi i neutralitetit.
3- Ukraina dhe Rusia do të diskutojnë statusin e Krimesë për 15 vitet e ardhshme.
4-Putin dhe Zelensky do të diskutojnë personalisht ballë për ballë në lidhje me mosmarrëveshjen e Donbasit. Rusia thotë se garancitë e sigurisë nuk do të mbulojnë Krimenë dhe Donbasin.
5- Si do të ratifikohet? Ukraina një referendum për marrëveshjen e statusit të neutralitetit. Nëse njerëzit e miratojnë, atëherë garantët do ta miratojnë nëpërmjet parlamenteve të tyre.
Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./abcnews.al/