Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.776 testime për coronavirus, ndërsa 310 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja shumica (180) janë në Shkup.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 persona të vdekur.
Kurse ISHP ka regjistruar 355 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.423, prej të cilëve 294.427 janë shëruar, ndërsa 9.214 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (29 mars) është 1.782.