Në organizim të Qendrës për arsim jo formal, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” në Tetovë, me rastin e jubileut të dhjetë u mbajtën gara në gjuhë angleze nën moton “Motivatorë të të folurit fluent” garat e para të këtij lloji në rajon me një pjesëmarrje shumë të lartë. Përzgjedhja e nxënësve fillimisht është bërë nga drejtorët, respektivisht mësimdhënësit e gjuhës angleze të cilët kanë përzgjedhur kandidatët e tyre më të mirë të cilët më pas i kanë deleguar në “FLUENT”. Kërshëri për pjësëmarrje në aktivitetin e “FLUENT” kanë shfaqur 36 shkolla fillore, duke deleguar kështu nga dy përfaqësues të nominuar, me gjithsejt 72 përfaqëues, nxënës filloristë. E veçanta e këtij organizimi është që të gjitha aplikacionet e pranuara mbajnë vulën e drejtorëve të shkollave të nënshkruara nga mësimdhënësit e anglishtes, madje aprovuar prezenca e fëmijës në gara edhe nga vetë prindërit e nxënësve të deleguar. Testet janë përgatitur nga një komision i posaçëm në mënyrë shumë transparente dhe konfidenciale sipas një sistemi të paracaktuar. Aspekti gjuhësor, drejtshkrimi, pjesa gramatikore dhe përgatitja e një ese-je kanë qenë pjesë e testeve të hartuara nga komisioni. Garat janë zhvilluar në hapësirën e qendrës “FLUENT” në Tetovë në një ambient mjaft të përshtatur për testet dhe me kushte të sofistikuara ku nxënësit ndjeheshin shumë komod dhe entuziazmi shihej te gjithësecili. Garat janë një motiv shtesë për nxënësit të cilët i janë përkushtuar njohjes së gjuhës angleze dhe një mundësi e mirë për të konkurruar me njëri-tjetrin dhe për të thelluar dituritë e tyre në gjuhën angleze. Në prezencë të nxënësve, prindërve të tyre, drejtorëve të shkollave e mësimdhënesve të tyre, “FLUENT” u përkujdes të realizojë një manifestim rasti në të cilin në një atmosferë përplot gjallëri, të qeshura e fjalime motivuese u shpallën rezultatet e garave të anglishtes nën moton “Motivatorë të të folurit fluent”. Garat u cilësuan si tejet të mirëfillta, shikuar në aspekt organizativ, profesional dhe nën një konkurrencë jo të rëndomtë. “FLUENT’ ndau mirënjohje për çdo shkollë, drejtor e mësimdhënës të anglishtes në kuadër shkollash, ndërkaq përpos lëvdatave për çdo pjesëmarrësh organizatori ndau laptop, tabletë, orë të mençura dhe shpërblime tjera. 5 vendet e para, ishin me sa vijon: 1. Andrra Zeqirja Rexhepi, Tetovë 2. Hana Ali Miftari, Gostivar 3. Jara Bujar Kreci, Gostivar 4. Krste Lubisha Evçevski, Tetovë 5. Gerta Gazmend Amiti, Tearcë Nxënësit dhe prindërit mbeten shumë të kënaqur nga organizimi i garave në “FLUENT” pasi është i vetmi vend ku nxënësit, jo vetëm që munden të testojnë njohuritë e tyre në anglisht, por edhe të mësojnë dhe ta përvetësojnë anglishten në të folur fluent. Në cilësinë e prindit, Fadil Dauti, profesor, theksoi: “garat në gjuhë angleze janë një motiv shtesë jo vetëm për nxënësit, por edhe për ne prindërit që të shohim realisht nivelin e zotërimit të anglishtes në të shkruar e të folur. Ndaj përshtypjen që “FLUENT” tashmë si qendër kredibile jo vetëm në rajon, mirëpo edhe më gjerë është tregues e matës shumë i denjë i kompetencave në fjalë. Organizmi ka qenë i shkëlqyer dhe ndaj bindjen që një aktivitet i këtillë duhet të jetë tradicional. I përgëzoj për mundin dhe përkushtimin.” Ndërkaq, në një prononcim tjetër në cilësinë e prindit, profesoresha Zejnepe Rexhepi, u shpreh: “Vlerësimi im, në cilësinë e prindit, rreth garave në lëmin e Gjuhës angleze, nga Qendra “Fluent”, është i një niveli tejet të lartë organizativ dhe edukativ! Qendra “Fluent” dëshmoi punën përkushtuese, përmes stafit të vet profesional, në gatishmëri të vlerësimit sa më të drejtë të nxënësve pjesëmarrës, ndonëse një garë e vështirë në numër të konsiderueshëm garuesish nga 36 shkolla fillore të rajonit. Ky organizim i mrekullueshëm i Qendrës “Fluent” duhet të merret si model për të gjithë, se si organizohen garat që nxjerrin në pah diturinë dhe talentin e nxënësve, veçmas për mënyrën se si ata u trajtuan me tërë kujdesin dhe vëmendjen e stafit, e sidomos për nxitjen e vullnetit për punë e dije të reja!” “FLUENT” mbetet një ndër shkollat më reprezentative në vend që i kushton një vëmendje të veçantë të të mësuarit në anglishtes dhe jo vetëm. Unanimisht prindër, bartës institucionesh, nxënës e dashamirë të dijes janë të mendimit që një aktivitet i tillë të mbetet tradicional dhe sikurse “FLUENT” që tashmë shënon jubiluen e dhjetë, njashtu edhe “Motivatorë të të folurit fluent” të shënojnë shumë edicione e përvjetore jubilare.